Posted on 10 Prill 2012 by admin
Java e 21-të e Superligës është mbyllur me dy takimet e zhvilluara të hënën në orën 16:00.
Laçianët kanë dominuar plotësisht pjesën e parë të sfidës, duke shënuar tre herë për 30 minuta. Në të 10-ën Doku ishte ai që i dha epërsinë vendasve, të cilët dyfishuan rezultatin në të 30-ën me Emurlahun. Vetëm pas tre minutash Hysa vulosi fitoren për veriorët e Laçit.
Pjesa e dytë ishte plotësisht e Shkumbinit, i cili u rikthye i vendosur në fushë për përmbysur rezultatin. Ata e gjetën rrjetën dy herë me Dervishin, në minutën e 69-të dhe 90-të, por pa mundur të barazonin shifrat.
Laçi e gjen vetën dy pozicione më lartë në renditje, pra nga vendi i 11-të në vendin e 9, kurse Shkumbini gjendet një vend më sipër.
Ndeshja tjetër jo më pak e rëndësishme, ajo mes Kamzës dhe Dinamos është mbyllur 1-1. Dinamo po shkon gjithnjë e më shumë drejtë rënies nga Kategoria Superiore, ndërsa Kamza ndodhet në vendin e 11-të me 19-të pikë.
Posted on 17 Tetor 2011 by admin
Tomori ka pësuar një tjetër humbje për këtë sezon, duke u mposhtur 0-1 në fushën e vet përballë Laçit. Skuadra beratase duket në një krizë të plotë këtë sezon, duke mos bërë asgjë nga ndeshja në ndeshje.
Përballja e sotme u vendos nga një gol i maqedonasit Trajkoviç në minutën e 34-t, me penallti. Një moment që nuk u prit mirë nga drejtuesit e Tomorit, për shkak se 11-metërshi ishte paksa i dyshimtë. Në fund, ata akuzuan gjyqtarin për këtë vendim, që vendosi fatet e ndeshjes. Me këtë disfatë, Tomori mbetet në kuotën e 4 pikëve pas 5 javësh, ndërsa Laçi shkon në 8 pikë.
Fitore në transfertë ka arritur edhe Kastrioti, që mundi 1-0 Bylisin në Ballsh. Miqtë nga Kruja realizuan që në minutën e 9-të me anë të Sebino Plakut, një gol që më pas vendosi edhe ndeshjen. Me këtë fitore, krutanët u ngjitën në kuotën e 9 pikëve, po aq sa Tirana e Teuta, duke treguar se këtë sezon mbeten një nga skuadrat pretendente. Të shtunën luhen tre ndeshjet të tjera, Pogradeci-Flamurtari, Tirana-Vllaznia dhe Skënderbeu-Kamza.
Posted on 31 Gusht 2011 by admin
Nr. Ekipi N F B H GS GP Pikë
1 Teuta 11 9 1 1 14 5 28
2 Tirana 11 7 2 2 19 12 23
3 Skenderbeu 11 5 5 1 12 6 20
4 Kastrioti 11 6 1 4 17 11 19
5 Flamurtari 11 5 3 3 15 11 18
6 Laci 11 4 4 3 12 13 16
7 Pogradeci 11 5 1 5 11 15 16
8 Shkumbini 11 4 3 4 17 16 15
9 Vllaznia 11 4 2 5 17 15 14
10 Bylis 11 4 2 5 20 20 14
11 Kamza 11 4 1 6 10 11 13
12 Apolonia 11 2 2 7 10 18 8
13 Tomori 11 2 2 7 8 18 8
14 Dinamo 11 0 3 8 2 13 0