Lajme sportive

Superpipo, letra e lamtumirës
Ditë lamtumirash te Milan. Pas Gatusso edhe Pippo Inzaghi anoncon largimin nga Milano. Superpipo e ka bërë këtë gjë nëpërmjet një letre të gjatë të publikuar në sitin zyrtar të klubit, pjesë të së cilës do të lexoni më poshtë.

MIRUPAFSHIM MILAN, DASHURIA IME E MADHE

“Të gjitha gjërat që do të lexoni këtu janë sekondare përveç njërës. E para dhe e vvetmja gjë që dua të dini përgjithmonë është kjo: kam luajtur dhe fituar për Ne. Të luash dhe të fitosh pa emocione është asgjë, ndërsa unë dhe ju, ne, kemi bërëë gjithçka së bashku. Kemi vuajtur, jemi gëzuar dhe kemi triumfuar. Në zemrat tona kemi ngritur kupa dhe tituj së bashku dhe do të jemi gjithmonë në të njëjtat dëshira dhe shije. Kjo është ajo që nuk do të mund askush ta largojë”.

albeu.com

Brazili nuk ka vend për Ronaldinho-n
Ronaldinho nuk figuron në listën e 23 lojtarëve të thirrur në Brazil për katër miqësore të parashikuara në nga data 26 maj në 9 qershor, kundër Danimarkës, Meksikës, SHBA dhe Argjentinës.

Trajneri Menezes ka sqaruar se nuk beson më në ish-yllin e Barcelonës dhe Milanit dhe e ka hequr atë nga lista.

Ndërkohë, në listë nuk mungojnë Neto, Thiago Silva, Pato dhe Juan Jesus, të cilët luajnë në Itali me ekipet Fiorentinës, Milan dhe Inter.

Nga lojtari “i dëbuar” nuk ka pasur ende një reagim, por ka vite që ai e ka humbur formën e tij më të mirë, që kur prishi marrëdhëniet me trajnerin e dikurshëm të Barcelonës, Franky Raikaard.

albeu.com

Juve, grup “ferri” në Champions
Pas dy vitesh luftë më në fund, Juventusi është kthyer në Champions League, por ky nuk do të jetë aspak një debutim i lehtë për “Zonjën e Vjetër”. Tashmë është pothuajse e sigurt vendosja në vazon e tretë në përzgjedhjen e grupeve që do të luajnë për sezonin e ardhshëm në Champions, dhe duke lënë mënjanë surpriazat ky mund të rezultojë një grup ferri.

Ndër kundërshtarët e mundshëm të bardhezinjëve, paraqiten Barcelona, Siti dhe Borusia e Dortmundit, ose thënë më shkurt gjithë “gjigantët e Europës”, janë mbledhur në të njëtin vend. Por, kampionët e Italisë duhet të ruhen edhe nga Porto e Olipmiakos, të cilët mund të hapin probleme, edhe pse jo aq të mëdha sa ato të parat.

Është gati e pamundur që Juventusi të vendoset në vazon e katërt, apo qoftë edhe të pestë, kështu që për bardhezinjtë, shorti që do të hidhet në Montekarlo nuk do të dhurojë shumë buzëqeshje. Edhe pse Juvja nuk duhet të zhvillojë fazën parapërgatitore, hyrja në Champions nuk do të jetë një ndër më të lehtat, pasi rreziku kryesor është përballja me një ndër më të mirat që në fazën e grupeve, pra është shumë shpejt për “probleme” të tilla.

Kriteri kryesor në përcaktimin e vazove të skuadrave mbetet renditja e klubeve nga UEFA dhe për momentin, bardhezinjtë ndodhen në vendin e 15-të.

Në vazon e dytë shfaqen Barcelona, Manchester City, United, Real Madrid, Bayern Munchen, Porto, Milan, Valencia, Benfika, Zenit, Olimpiakos, Ajax dhe një ndërmjet Dinamo Kiev dhe Shaktiarit dhe mes tyre mund të ketë disa prej kundërshtarëve të skuadrës së Antonio Contes.

Edhe vazoja e katërt është e zënë, kështu që nuk mbetet gjë tjetër veçse të kryqëzohen gishtat në shorteun e Monte Carlos.

albeu.com

Interistët me fanellën e Lavezzit
Me gjithë përgënjeshtrimet e Inter dhe Napolit, sulmuesi argjentinas Ezequiel Lavezzi është pa dyshim emri më i përfolur dhe i kërkuar i drejtuesve zikaltër si përforcim për sezonin e ardhshëm. Operacion që nuk rroutllon mediat për gjithë verën por “çmend” edhe tifozët e Inter.

Disa mbështetës zikaltër, sot në qëndrën stërvitore “Pinetina” kanë qënë të veshur me fanellën e Inter por që mbante emrin e Lavezzit. Megjithëse drejtuesit e dy skuadrave nuk kanë rënë dakord për kalimin e Pocho në Milano, tifozët sërish shpresojnë.

Me sa duket merkatoja e kësaj vere do të jetë tejet e nxehtë dhe me shumë shitje-blerje të bujshme.

albeu.com

Bylisi ndal Skënderbeun, Teuta nuk di të përfitojë
Skënderbeu është ndalur në një bara zim pa gola në Ballsh kundër Bylisit, por sërish ka ruajtur kreun e renditjes, duke përfituar nga barazimi i Teutës përballë Kamzës. Asnjë prej dy skuadrave që kryesojnë Superligën nuk ka arritur të shënojë gol në ndeshjet e djeshme, ç’ka i jep më shumë shanse ekipit korçar për të arritur kampionatin. Në dy javët e mbetura, Skënderbeu do të ndeshet me Apoloninë në shtëpi dhe Pogradecin në transfertë, në dy sfida që duke parë diferencën mes ekipeve, nuk duken edhe aq të vështira. Sa i përket takimit të djeshëm, Bylisi ka bërë një qëndresë të fortë përballë miqve, madje ka shënuar edhe një gol, që më pas i është anuluar. Korçarët pësuan në këtë ndeshje fatin e shumë skuadrave të tjera të mëdha, që nuk kanë arritur të marrin dot pikë në Ballsh. Me pikën e marrë dje, Bylisi bën një hap shumë të rëndësishëm drejt qëndrimit në Superligë, pasi Tomori i vendit të 10-të, ndodhet 4 pikë larg, kur mbeten edhe dy javë deri në fund.

TEUTA

Një tjetër gafë e Teutës në betejën për titullin kampion. Pas humbjes me Laçin, durrsakët kanë barazuar dje 0-0 me Kamzën, në një ndeshje ku ata do të ishin rikthyer në krye në rast se nuk do të kishin fituar. E në fakt, dëshira nuk u ka munguar futbollistëve të drejtuar nga Hasan Lika, por edhe njëherë, pasaktësia përpara portës dhe qëndrimi në prapavijë i kundërshtarit, bëri që ata të mos arrinin të shënonin dot për herë të dytë radhazi. Teuta mbetet 1 pikë pas korçarëve, ç’ka e bën marrjen e titullit një mision shumë të vështirë.

NDESHJET

Në takimet e tjera të luajtura dje, spikat fitorja 5-0 e Flamurtarit në fushën e tij përballë Dinamos. Vlonjatët kanë kërkuar fitoren për të siguruar pjesëmarrjen në Evropë dhe e kanë arritur atë shumë lehtë. Shpresa e bluve që Flamurtari të toleronte, ka rezultuar e kotë, pasi skuadra e Muçës varej shumë nga ajo çfarë ndodhte në përballjen mes Kastriotit dhe Laçit. Krutanët u mundën 0-1 në fushën e tyre, falë një goli të shënuar nga Emurllai në minutën e 12-të, duke e bërë thuajse të pamundur arritjen e vendit të katërt, që do të thotë pjesëmarrje në Europa League. Pas takimeve të djeshme, Flamurtari është 5 pikë përpara, gjë që do të thotë se vlonjatët me shumë mundësi do të jenë në Evropë. Ndërkohë, Laçi thuajse e ka siguruar qëndrimin në Superligë, pasi ka 33 pikë. Duke llogaritur 10 pikët e hequra, kurbinasit mund të ishin në zonat e larta në këto momente. Në ndeshjen tjetër të luajtur dje, Vllaznia ka barazuar 0- 0 në shtëpi ndaj Tomorit, duke mos e siguruar dot qëndrimin në kategori direkt as pas kësaj jave. U luajt java e 24-t e Kategorisë Superiore, e cila ka sërish në krye Skënderbeun e Korcës, që kësaj here ishte mysafir në Ballsh, ku nuk ka shkuar më tej se barazimi i bardhë 0-0, i ndjekur nga “djemtë e detit” të Hasan Likës, që mbeten të dytët, me një pikë më pak, teksa u ndeshën në shtëpi me debutuesit kamzalinj, duke regjistruar po ashtu barazim të bardhë. Të dyja këto skuadra vijojnë ende betejën për fitimin e titullit kampion, ndërkohë që javën e shkuar ishte dorëzuar Tirana në këtë drejtim, pas humbjes në derbin me Dinamon. Bardheblutë kanë barazuar edhe javën e 24-t, duke ndarë nga një pikë me Shkumbinin.

Juve, poker ndaj Novarës, por Milani nuk dorëzohet
Juventusi ka bërë një tjetër hap drejt titullit të 28-të kampion në Serinë A, pas fitores komode në shifrat 4-0 të arritur sot në fushën e Novarës. Në stadiumin “Silvio Piola” nuk ka patur kurrfarë historie, pasi bardhezinjtë kanë luajtur me një grintë të jashtëzakonshme, duke bërë që Novara tashmë të jetë më pranë rënies në Serinë B. Tashmë Juventusit i mjaftojnë edhe 2 fitore në 3 ndeshje të mbetura për të kurorëzuar ëndrrën e tifozëve bardhezinj, të cilët presin një trofe që prej vitit 2003, duke qenë se dy titujt e periudhës Calciopoli u hoqën. Përpara Mishel Platini, që ka qenë në tribunë bashkë me legjendën tjetër bardhezi, Xhanpiero Boniperti, skuadra e Kontes ka bërë një figurë mjaft të mirë, duke merituar duartrokitjet e numrit 1 të UEFA-s. Për Juventusin ishte fitorja e tetë radhazi dhe ajo erdhi pas një ndeshje spektakolare. Vuçiniç hapi serinë e golave në minutën e 16-të, me një gjysmë kthesë mjaft të bukur. 5 minuta para fundit, Borrielo realizoi me kokë, pas spondës së Xhakerinit me kokë. Në pjesën e dytë, Vidal ka shënuar golin e shtatë sezonal dhe të tretin për “Zonjën e Vjetër”, ndërsa ishte Vuçiniç që shënoi golin e katërt.

Konte

Më në fund, Antonio Konte është ç’bilancuar dhe ka pranuar se Juventusi është pranë titullit kampion. “Dimë t’i bëjmë mirë llogaritë, po i afrohemi titullit në mënyrën e duhur, duke fituar, – deklaroi trajneri i Juventusit. – Për fat e gjetëm golin shpejt, sepse Novara pak ditë më parë mundi Lacion, kështu që asgjë nuk ishte e lehtë”. Më pas, nuk mungon ironia: “Skuadra ime ka 35 javë që nuk humbet, por ka gjithnjë njerëz që kërkojnë lëkurën brenda vezës. Kritikat dhe polemikat na kanë motivuar më shumë, na kanë bërë të besojmë më tepër. Ne ecim përpara dhe të mërkurën ndaj Leçes do të luajmë ndeshjen e jetës”, tha ai.

Milani

Për Milanin, titulli kampion tashmë mund të quhet një mision i pamundur, por kuqezinjtë kanë meritën e madhe që po luftojnë pa u dorëzuar, duke e bërë shumë interesant kampionatin. Në takimin kundër Sienës, skuadra kampione në fuqi ka fituar 4-1, duke mos hequr dorë për asnjë momente nga lufta. Trajneri Alegri ka hedhur titullar Antonio Kasanon, që duket se ka qenë njeriu që i ka munguar këtij Milani. Në minutën e 26-të, Kasano zhbllokon shifrat, pas një stopimi jo të mirë të portierit. Fantazisti përqafoi menjëherë Ibrën, por edhe mjekun Rodolfo Tavana, që e kuroi. Tre minuta më pas, Ibra dyfishoi shifrat, me një goditje të fortë në zonë. Në pjesën e dytë, Milani u duk se kishte gjithçka nën kontroll, por Bogdani shkurtoi shifrat 7 minuta para fundit. Kuqezinjtë u zgjuan nga “gjumi” dhe në minutat shtesë realizuan dy herë, me Noçerinon e Ibrën.

Alegri

I vetëdijshëm se çështja e titullit mund të ketë marrë fund, trajneri i Milanit Masimiliano Alegri nuk kërkon të dorëzohet. “Juventusi po bën gjëra të mëdha dhe është e vështirë të lëshojë diçka, – tha tekniku kuqezi.- Ne gjithsesi duhet të japim maksimumin dhe t’i fitojmë të gjitha ndeshjet, për të mos patur asnjë peng në fund. Champions na hoqi shumë energji, por tani jemi më mirë edhe pse po vuajmë pikët e humbura në fillim të sezonit. E ardhmja ime? Dua të qëndroj te Milani”, shtoi Alegri.

Roma – Napoli ndajnë nga 1 pikë
Më në fund pak qetësi për kryeqytetasit, të cilët kanë arritur të shmangin një humbje të tretë radhazi pas asaj me Juventusin dhe Fiorentinën.

Verdhekuqtë e nisën duelin me shumë raste për gol, por ai erdhi vetëm në minutën e 42-të nga Markuinjo.

Vetëm katër minuta nga nisja e pjesës së dytë Zuniga barazon rezultatin për Npolin, ndërsa në minutën e 67-të sulmuesi uruguaian, Edison Kavani, i jep avantazhin 2-1 skuadrës së Valter Mazarit.

Kur gjithçka po shkonte drejt fundit, Simolisio shënon golin e barazimit në të 88-ën dhe shmang humbjen e tretë radhazi për Romën, e cila renditet e shtata me 51 pikë, ndërsa Napoli ruan vendin e 4-t me 55 pikë.

Në dy ndeshjet e tjera, Kaliari barazoi me Kievon 0-0, ndërsa Palermo barazoi 1-1 me Katanian.

Ditën e diel më 29 prill do të luhen 7 takimet e radhës që do të përmbyllin dhe javën e 35-të të Serisë A.

Interi, ofertë 3 në 1 për Lavecin
Napoli i ka vendosur kartonit të fantazistit vlerën e 30 milionë eurove, por zikaltërit janë duke shfrytëzuar miqësinë mes presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentis dhe Masimo Moratit që klubet t’i bëjnë disa lëshime njëra-tjetrës.

Interi ka përgatitur një ofertë 3 në 1, ku futen 15 milionë euro të thata, plus kartonin e plotë të Pandevit që është në formë huazimi te Napoli dhe një prej dy të rinjve zikaltër, Obin ose Faraonin.

Sulmuesi 26-vjeçar ka pasur një sezon të shkëlqyer te Napoli dhe kjo zgjoi interesin e shumë klubeve, por me shumë gjasa lojtari mund të përfundojë te Interi.

Pep Guardiola konfirmon largimin nga Barcelona
Pep Guardiola ka konfirmuar largimin e tij nga drejtimi i skuadrës së Barcelonës në fund te këtij sezoni. Lajmin e ka konfirmuar vetë tekniku i katalanasve në një konferencë për shtyp ku është bërë e ditur se vitin e ardhëm, klubin katalanas do ta drejtojë zëvendësi i tij, Tito Vijanova.

“Nuk është një situatë e thjeshtë për mua. Më vjen keq që kam krijuar pasiguri dhe më vjen keq nëse ndokush ka vënë në dyshim seriozitetin e punës time”,- ka thënë me lot në sy trajneri i katalanasve.

Ai më pas ka vlerësuar maksimalisht punën e atij që do të jetë trajner nga viti i ardhshëm, Tito Vijanova dhe ka bërë të qartë se po mendon që personalisht të qëndrojë të paktën një vit pushim pasi nuk po largohej për të pranuar një ofertë tjetër.

Bayern, 1 milion kërkesa për bileta për finalen e Champions
Bajern Mynihu për vetëm 12 orë mori më shumë se 1 milion kërkesa të tifozëve për të blerë bileta për finalen e Ligës së Kampionëve.

Sipas rregullave të UEFA-s klubet finaliste për tifozët e tyre do të marin nga 17.500 bileta të cilat do të mund t’i shesin, mirëpo një rrethanë lehtësuese për tifozët e Bajernit është se finalja, në të cilën klubi i tyre do të takohet me Çelsin, do të luhet në “Alians Arenën” e tyre, dhe prandaj është edhe gjithë ky interesim i madh. Ky stadium ka një kapacitet prej 66.000 vendesh për ndeshjet ndërkombëtare.

Bajerni një ditë më parë eliminoi Real Madridin, ndërsa ndeshja finale e Ligës së Kampionëve do të luhet më 19 maj.